Kosova: Në qershor nënshkruhet marrëveshja rreth programeve “Erasmus +”

Kosova / 13 maj 2018 / Autori: Stafi redaktues / Burimi: Kosova.info

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi priti në takim zëvendëspresidentin e Parlamentit Evropian, Rainer Wieland me bashkëpunëtorë, me të cilët bisedoi për thellimin e bashkëpunimit në sektorin e arsimit mes Kosovës dhe Gjermanisë.

Ministri Bytyqi falënderoi shtetin gjerman për përkrahjen e vazhdueshme në përmirësimin dhe zhvillimin e sistemit të arsimit në Kosovë, me ç’rast theksoi kontributin e çmuar të GIZ-it.

Gjatë këtij takimi u bisedua edhe për vazhdimin e implementimit të Memorandumit për mobilitetet e nxënësve dhe mësimdhënësve mes Kosovës dhe Gjermanisë.

Po ashtu, ministri Bytyqi dhe zv/presidenti Wieland kanë diskutuar edhe për programin “Erasmus +” dhe mundësinë e qasjes sa më të madhe në këtë program. Rreth kësaj, ministri Bytyqi theksoi se në fillim të muajit qershor të këtij viti do të nënshkruajë marrëveshjen rreth programeve të “Erasmus +”.

Në këtë takim u bisedua edhe për zhvillimet në fushën e arsimit dhe aftësimit profesional. Ministri Bytyqi theksoi se viti 2018 është shpallë si vit nacional për arsimin dhe aftësimin profesional. Rreth kësaj, ministri Bytyqi ka thënë se jemi në fazën fillestare të hartimit të një Strategjie për arsimin profesional dhe për këtë tha se jemi duke diskutuar dhe duke parë përvojat dhe modelet më të mira ndërkombëtare.

Ministri Bytyqi, po ashtu tha se, shumë shpejt do të kemi edhe vizita në shtetin gjerman, ku nga afër do të shihet edhe organizimi që ka Gjermania në arsim profesional.

Burimi i lajmeve:

http://kosova.info/2018/05/ne-qershor-nenshkruhet-marreveshja-rreth-programeve-erasmus/

Comparte este contenido:

Shqipëri: Cilësia në arsim, reforma në mësuesi dhe rritje rrogash

Shqipëria / 6 Maj 2018 / Autori: Stafi redaktues / Burimi: ATA

Reforma në arsim është prioritet i qeverisë për këtë mandatë qeverisës, pasi ka në fokus ndërtimin e tre shkollave të reja në Tiranë, rritje pagash për mësuesit, rritjen e mesatares së pranimit të studentëve të mësuesisë duke e çuar në notën shtatë, ndërsa për ata me notë mesatare nëntë do marrin bursë nga shteti.

Qeveria ka startuar sot në Tiranë, nismën e fushatës së llogaridhënies publike për ç’ka është bërë në gjashtë muajt e parë të qeverisjes dhe nismat e reja që do të ndërmerren në vazhdimësi.

Zëvendësministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini prezantoi projektin e Ministrisë së Arsimit për reformën në mësuesi.

Në fjalën e saj, Shahini theksoi se mesatarja e pranimit në degën e mësuesisë do të jetë shtatë, ndërsa për ata që kanë mesataren nëntë do të ketë bursë nga shteti dhe nëse ruaj mesataren gjatë viteve të studimit nuk do paguajnë tarifën e studimi.

“Projekti kryesorë është reforma në mësuesi, dhe studentët më të mirë mund të bëhen mësues pasi këtë vit norma e pranimit të studentëve të mësuesisë do të jetë shtatë. Ne duam që të vijnë më të mire. Prandaj kemi vendosur sivjet që nota mesatare për të gjithë studentët e mësuesisë  të jetë minimumi shtatë, por kjo siguron se do të këtë cilësi për të gjithë studentët e mësuesisë. Ne duam që të vijnë më të mirë dhe notën mesatare mbi nëntë do kenë bursë nga shteti dhe nëse do ta mbajnë notën mesatare të kryejnë studimet pa pagesë”, tha Shahini.

Në vijim, zv.ministrja tha se “kur të përfundojnë studimet pas 3 vitesh apo pas pesë vitesh, kanë një sistem portali mësues për Shqipërinë që siguron që më të mirët të jenë mësues në sistem. Këto vitet e fundit ka funksionuar portali dhe do kemi mësues më të mirë. Deri në fund të këtij mandati  do të rriten rrogat e mësuesit do të jenë më të mira dhe ftoj maturantët të bëhen pjesë e mësuesisë”.

“Do ndërtojmë tre shkolla në qarkun e Tiranës, do rindërtojmë një sallë koncertesh te shkolla “Jordan Misja”. Do kemi libra falas për klasat, 1-4 dhe libra falas për të gjithë kategoritë e shtresave sociale. 2/3 e klasave nga klasa  1-9 do kenë libra falas.Të gjitha këto projekte do rregullojnë cilësinë e arsimit”, tha Shahini.

Burimi i lajmeve:

https://ata.gov.al/2018/05/02/cilesia-ne-arsim-reforma-ne-mesuesi-dhe-rritje-rrogash/

Comparte este contenido: